Marku: “Flamurtari është një finale”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ndeshja e së hënës, ndaj Flamurtarit, konsiderohet një finale në kampin shkodran. Kështu është vlerësuar nga njëri prej lojtarëve titullarë të Vllaznisë, mbrojtësi Antonio Marku. Në një prononcim për mediat, ai është shprehur:

Antonio Marku
Antonio Marku

“ Ndeshja me Flamurtarin është tepër e rëndësishme, hyn tek ato që konsiderohen finale, duke pasur parasysh gjendjen ku jemi për momentin. Ne ishim më mire, por rezultatet e fundit negative bënë që gjërat të vijnë në këtë pike. Duke qenë se Flamurtari është vetëm një pikë larg, është shumë e rëndësishme për ne që të paktën të mos humbim, por normal që jemi në fushën tonë dhe kuptohet që objektivi është vetëm fitorja.”

Marku në një ndeshje ndaj Laçit
Marku në një ndeshje ndaj Laçit

“Kisha një shqetësim të vogël dhe pasi u konsultova me stafin mjekësor e me trajnerin, ramë dakord që më mirë të bëja pushim në këtë seancë, në mënyrë që të mos i acarojmë gjërat dhe të bëhem gati për ndeshjen e së hënës. Përderisa thashë që është një finale, natyrisht që tensioni është i pranishëm te futbollistët. Por ne duhet të jemi sa më të qetë, sepse luajmë në fushën tonë dhe kemi mbështetjen e publikut. Kjo është pozitive, që gjithsecili të japë maksimumin e tij. Ana morale e ekipit, pas tri humbjeve të fundit, sigurisht që nuk është në maksimum. Besoj se duke fituar ndaj Flamurtarit, do të kthehemi edhe njëherë aty ku ishim, shumë të qetë, shumë të kënaqur dhe pozitivë”.

/ Telesport/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.