Marku: Ndaj Tiranës do fitojmë por kemi patur kalendar të ngjeshur

0
SHPËRNDAJE

Tirana do të përballet në ditën e nesërme ndaj Vllaznisë, në një ndeshje delikate për klubin kryeqytetas nga njëra anë, dhe atë shkodran në tjetrin. Këtë gjë e dinë më së miri edhe pjestarët e stafit të dy klubeve, Tirana-Vllaznia e tejkalon rëndësinë e një ndeshje kupe.

Në një prononcim për mediat, sipas “Shkodrasport”, mbrojtësi i Vllaznisë, Antonio Marku, e vlerëson takimin si shumë interesant, por i ardhur në momentin e gabuar.

“Kemi të bëjmë me një përballje shumë interesante por e cila nuk duhej të vinte në këtë fazë të Kupës. Gjithsesi ky është shorti dhe të dyja ekipet do të luajnë për kualifikim në ditën e nesërme. Në fakt, ndeshja në ditën e nesërme nuk na gjen në momentin tonë më të mirë edhe prej faktit se kemi pasur një kalendar shumë të ngjeshur, por besoj se Vllaznia e ka kontingjentin për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. I kemi mundësitë për të bërë një paraqitje sa më të mirë në këtë ndeshje, që t’ia lehtësojmë punën vetes sa më shumë në ndeshjen tjetër sa i përket kualifikimit”, u shpreh Marku i Vllaznisë.

Gurishta-Hebaj-Marku

S'KA KOMENTE

Comments are closed.