Marquez triumfon në San Marino, Rossi vetëm i pesti

0
SHPËRNDAJE

imageMoto GP/ Marc Marquez është fituesi i garës për Çmimin e Madh të San Marinos në Moto GP. Piloti spanjoll triumfoi përballë Valentino Rossit që u rendit vetëm i pesti, dhe Jorge Lorenzos që u rrëzua në mes të garës. Kjo fitore i jep më shumë moral Marquez, por gjithsesi ai mbetet ende larg kreut të renditjes që kryesohet nga Rossi. “The Doctor” pavarësisht vendit të tij të pestë fiton 11 pikë në krahasim me ndjekësin e tij më të afërt në renditje që është Lorenzo, i cili në këtë garë nuk mori asnjë pikë. Vendi i dytë u fitua nga anglezi Smith. Valentino Rossi shkon i sigurt tashmë drejt fitores së titullit kampion numër tetë, por ende mbeten disa gara për t’u zhvilluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.