Martinez – Lippi, goditjet e para kineze tek Milan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jackson Martinez
Jackson Martinez

Serie A/ Skuadra e Milan duket se ka nisur punën për të menduar për sezonin e ardhshëm. Pas dështimit në këtë edicion, duket se kuqezinjtë që janë në prag të kalimit në pronësinë kinezëve, më në fund kanë vendosur të marrin masat për të mos përsëritur një tjetër edicion si këtë vit. Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, goditja e parë kineze tek Milan mund të jetë ajo e Jackson Martinez. Sulmuesi kolumbian që vendosi të transferohej në Kinë në merkaton e janarit, tashmë mund të rikthehet sërish në Europë, këtë rradhë tek Milan pas dështimit tek Atletico Madrid .

Marcello Lippi
Marcello Lippi

Gjithashtu në Itali mund të rikthehet edhe ish trajneri i Kombëtares axurre, Marcello Lippi i cili pritet të marrë drejtimin e skuadrës kuqezi. Ai sëbashku me Martinez, do të jenë pikat e nisjes së punës për të rikthyer Milanin e lavdishëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.