Marvin Ogunjimi, zyrtarisht i Skënderbeut: Jam shumë i lumtur

0
SHPËRNDAJE

Marvin Ogunjimi është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut. Sulmuesi belg ka firmosur para pak orësh kontratën që e lidh me klubin korçar për një vit, duke kompletuar transferimin e tij te skuadra kampione e Shqipërisë në praninë e presidentit Ardian Takaj.

Pas prezantimit me fanellën bardhekuqe, belgu ka folur edhe për aventurën e tij të re.

“Jam shumë i lumtur që firmosa me Skënderbeun. Kam gjetur këtu një familje të madhe dhe ambjent mjaft të ngrohtë.

Jam pjesë e një klubi të madh europian. Shpresoj të jap kontributin tim në fitimin e titullit kampion”,-mbylli prononcimin e tij, sulmuesi i ri i Skënderbeut, Marvin Ogunjimi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.