MAS bllokon pasaportizimin për lojtarët nga Kosova, reagon FSHF

0
SHPËRNDAJE

Në momentin më të mirë të futbollit shqiptar në nivel klubesh apo edhe të përfaqësueses, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur të bëjë një bllokadë përsa u përket procedurave për pajisjen me pasaportë të lojtarëve të ekipeve përfaqësuese, të cilët janë gati për grumbullimin me fanelën kuqezi.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është hera e parë që përballen me një pengesë të tillë, transmeton tch.

“Pikërisht në këtë moment historik që po kalon futbolli ynë, vjen shkresa me firmën e zonjës Nikolla, e cila refuzon nisjen e procedurave për marrjen e shtetësisë për 9 futbollistë, dy të ekipit U17, një të ekipit U21, dy lojtarë të ekipit kombëtar A femra dhe 4 lojtarëve të ekipit kombëtar U19 femra. Pajisja e këtyre lojtarëve i shërben futbollit dhe do të ishte një nidhmëse shumë e madhe në prag të aktiviteteve europiane që kemi me këto ekipe”, thotë Besnik Çela, zv.sekretar i Përgjithshëm i FSHF-së.

Megjithatë, nisur nga shkresat e paraqitura në FSHF, Ministria e Sportit duket t’u përmbahet ligjeve të shtetit shqiptar për marrjen e nënshtetësisë, por këto procedura ekstraligjore, sipas zv.sekretarit të Përgjithshëm janë aplikuar prej shumë vitesh në interes të futbollit dhe Kombëtares.

“Falë atij bashkëpunimi dhe asaj mbështetjeje që na ka dhënë ministria në të kaluarën është bërë e mundur marrja e nënshtetësisë për të gjithë lojtarët, nga mosha 15 vjeç e deri tek ekipi kombëtar A”, sqaron Besnik Çela për Top Channel.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.