Masa ekstreme, Kukësi përgatitet për “luftë” ndaj Laçit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukësi vijon përgatitjet anti-Laçi një kundërshtar që vlerësohet maksimalisht dhe, për më tepër, që ndeshja do të luhet në transfertë. Përplasjet mes dy klubeve kanë qenë të zjarrta gjithmonë.

Duke e parë si një takim që mund të ketë rrezikshmëri të lartë, presidenti Safet Gjici ka marrë vendime ekstreme për skuadrën. Regjim i rreptë dhe siguri maksimale në prag të takimit, kanë qenë dy pikat që numri një i klubit ka kërkuar të realizohen.

Sapo ekipi të grumbullohet në një prej hoteleve në Shëngjin, do ketë masa mjaft të rrepta kontrolli në ushim, për daljet, por dhe për sigurinë fizikë të lojtarëve, ku nuk përjashtohet mundësia që një eskortë e shoqërisë private të presidentit Gjici të ruajë ekipin. Të gjitha këto do të bëhen vetëm që ky takim të ketë mbarëvajtjen e duhur në çdo aspekt. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.