Masa të rrepta në Elbasan për ndeshjen ndaj Greqisë

0
SHPËRNDAJE

Tifozat_Kuq_e_Zi_ne_Elbasan_Arena
Tifozet kuqezi ne Elbasan Arena

Për të evituar ndonjë ngjarje të padëshirueshme, policia e Elbasanit ka marrë masa të shumta për të siguruar mbarëvajtjen sot në këtë qytet që do të presë në ora 18:00, në Arenën e vet, ekipin U-21 të Greqisë, për një përballje të fortë me kuqezinjtë tanë për eliminatoret e Europianit.

Sipas Ora News, masat jane si vijojnë:

1- Nga ora 15:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes. Nga bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga Kryqëzimi i romëve deri tek Kryqëzimi i tapetave në orën 16:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve.

2- Hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.

3- Nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë.

4- Sportdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete sende të forta, fishekzjarre, shishe (të çfarëdolloji), monedha apo metale (të çfarëdolloji), çelësa të ndryshëm.

5- Lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.