Masa të rrepta për Shqipëri-Serbi

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Do të jetë si një shtetrrethim ndeshja Shqipëri-Serbi. Nëse je me precedent penal nuk do të kësh shansin për të parë ndeshjen më të rëndësishme në historinë e futbollit modern shqiptar.
image
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit i kanë kërkuar sot Ministrisë së Brendshme që në ndeshjen e tetorit Shqipëri-Serbi futja e tifozëve në stadium dhe shitja e biletave të bëhet me karta identiteti dhe të ndalohen personat me precedentë të rëndë penal të futen në stadium, në mënyrë që të evitohet çdo tentativë për të krijuar ndonjë incident të mundshëm.
image
Gjatë takimit të zhvilluar në ambjentet e Ministrisë së Brendshme, FSHF, ka kërkuar mbështetjen e policisë shqiptare dhe shërbimit informative për të marrë masat për një organizim perfekt të kësaj ndeshje delikate për kombëtaren tonë, pasi pritet që të ketë mjaft provokime.
image
Ngritja e dronit në stadiumin e Beogradit nga Ismail (Ballist) Morina në 14 tetor, ka bërë që drejtuesit e federatës t’i druhen një skenari të gjashëm nga huliganët serb apo tifozët shqiptar që mund të krijojnë rrëmujë në stadium duke prishur qetësinë e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Kjo gjë bëhet që ne të tregojmë një mikpritje tjetër nga ajo që na rezervuan serbët më 14 tetie

Ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet në datën 8 tetor në Shkodër ku pritet që të ngjall një interes të madh jo vetëm nga tifozeria shqiptare por edhe nga media e huaj që pritet të jetë e shumtë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.