Masat e policisë dhe 800 efektivë në gatishmëri për Shqipëri-Portugali

0
SHPËRNDAJE

masapDrejtoria e Policisë së Elbasanit ka përgatitur një sërë masash për mbarëvajtjen e takimit mes Shqipërisë dhe Portugalisë në “Elbasan Arena”. Në masat për sigurimin e rendit dhe qetësisë përfshihen bllokimi i disa segmenteve rrugore, ndërsa tifozët njoftohet se do të futen në stadium 2 orë para fillimit të takimit.
Rrugët që do të bllokohen:
1- Shëtitorja nga Stadiumi deri tek “1 Maji”
2- Nga Bashkia deri në dalje të Unazës
3- Nuk do të lejohen parkimet në sheshin përpara Pallatit Sportit
4- Nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës
5- Nuk do të lejohet parakimi i automjeteve para stadiumit.
6- Nga Bulevardi kryesor deri në stadium do të ndërpritet dhe nuk do të lejohet hyrja e mjeteve.
“Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të jetë 2 orë para ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në stadium”, thuhet në njfotimin e policisë. Policia e Shtetit do të anagazhojë 811 efektivë policië për mbarëvajtjen e takimit, ku 550 prej tyre janë marrë nga Drejtoritë e Policisë së Qarqeve. Ndër të tjera, mësohet se në stadium nuk lejohet futja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë. Gjithashtu nuk do të lejohet futja në stadium e sendeve të forta, shishe (të cfarëdolloji), fishekzjarrë. Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit.
“Të gjitha lokalet në afërsi të stadiumit nga ora 12:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes të marrin masa për t’u mbyllur. Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 7 shtator 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, c’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin e këtij aktiviteti”, thuhet në përfundim të njoftimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.