Masat e Policisë së Tiranës për ndeshjen Partizani-Kukësi, kufizime për adoleshentët se i kërkoi FSHF

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Drejtoria e Vendore e Policisë së qytetit të Tiranës ka publikuar sot masat që do të ndërmarrë për të mbarëvajtjen e takimit mes Partizanit dhe Kukësit që zhvillohet nesër në kryeqytet në stadiumin “Selman Stërmasi”. Përveç bllokimeve të zakonshme të segmenteve rrugore rreth stadiumit, mes masave të shumta binte në sy edhe një shumë e veçantë.

“Fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë në stadium të pa shoqëruar nga prindërit”, shkruhej në këtë njoftim, si rrallëherë më parë, duke vendosur në dyshim kësisoj edhe praninë e një grupi të zëshëm tifozësh në stadium.

Kjo masë e fundit është kërkuar nga FSHF. Kjo e fundit pretendon se shumë nën 16-vjeçarë janë treguar të papërgjegjshëm në ndeshje të ndryshme si dhe prania e detyrueshme e prindërve për ta ishte “normalitet” në kampionate të tjera Europiane. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.