Masat për ndeshjen e sotme Shqipëri-Hungari

0
SHPËRNDAJE

ElbasanArenaEkipi ynë Kombëtar U21 do të përballet sot në Elbasan ndaj Hungarisë në ora 20:00, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian. Për të siguruar mbarëvajtjen e këtij takimi, policia që pritet të arrijë deri në 200 efektivë të pranishëm në këtë aktivitet ka bërë të ditur marrjen e disa masave.

Lajmërohen tifozët që priten të ndjekin këtë ndeshje se hyrja në stadium do të nisë qe dy orë para për të shmangur radhët e gjata. Si zakonisht ndalohet sendet e forta që përfshij-në cakmakë, shishe, fishekzjarre, monedha, celësa etj.

Vec kësaj, sikurse u veprua edhe ndaj Greqisë para pak ditëve, do të kërkohet mbyllja e lokaleve përreth stadiumit nga fillimi e deri në fund të ndeshjes si dhe do të ndalohet parkimi i automjeteve nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.