Masato hedh firmën, tashmë zyrtarisht bardheblu

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Japonezi Masato Fukui mund të konsiderohet tashmë plotësisht një lojtar i Tiranës. Lojtari ka hedhur firmën në kontrat dhe nëse do t’i bashkohet grupit në Maqedoni. Pritet që japonezi të jetë një afrim i goditur i bardhebluve për të përforcuar mungesën e Muzakës që po rekuperohet. Por ish-lojtari i Sutjeskës mund të aktivizohet edhe në majën e sulmit, edhe pse është një lojtar krahu. Por Masato ka si armën e tij më të fortë shpejtësin dhe teknikën.

Tirana vazhdon përgatitjet e saj në Mavrov të Maqedonisë në ditën e tretë të saj. Klubi paraqet me anë të një deklarate gjendjen aktuale të skuadrës.

10671377_1605951662994283_6023911725920143827_n
11754234_1605951669660949_8514725767351850167_n

 

Dita e trete ne Mavrove

Tirana ka vijuar pergatitjet me itensitet te larte. Ne diten e trete pergatitore, bardheblute ne seancen ne paradites kane patur nje program special me karakter fizik. Vrapime ne nje terren te veshtire dhe shume ngarkese per tu marre. Nen drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca dhe stafit teknik, bardheblute kane zhvilluar pergatitjet e rradhes. Asnje problem per lojtaret pas tre diteve te para. Pas vrapimeve ne terren malor, bardheblute i jane rikthyer fushes se blerte per te zhvilluar pjesen e dyte te seances se paradites ku kane marre udhezime taktike nga trajneri Muca. Neser Tirana luan miqesoren e pare perballe skuadres maqedonase Mllados CD, takim ky qe do te sherbej per te pare gjendjen e skuadres bardheblu ne ditet e para pergatitore ne Maqedoni.11214274_1605951592994290_8403590513681150083_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.