Masato: Nuk dorëzohemi, besim deri në fund

0
SHPËRNDAJE

  1. 12033619_10206530804682288_2003782524_n“Samurai” i Tiranës, Masato Fukui, ka qenë një nga më të mirët në fush ndaj Skënderbeut. Ai shënoi, asistoi, humbi raste përpara porte, marko me përpikmëri Shkëmbin, bëri gjithcka, por Tirana nuk arriti fitoren e shumëdëshiruar ndaj kampionëve në fuqi. Në një intervist enkas për minuta90.com japonezi komenton humbjen ndaj bardhekuqve, gjithashtu edhe detaje të ndryshme rreth sfidës, por edhe lidhur me vazhdimin e karrierës në futbollin shqiptar.
    – A jeni i mërzitur për humbjen e së hënës?
    – Normalisht që po, ishte ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. E nisëm me gol, më pas pësuam, por nuk u zhytëm në stres dhe mund të kishim shënuar sërish në pjesën e dytë, por fati nuk ishte me ne. Rastet e humbura kishin autorë të ndryshëm, edhe unë gabova përpara porte, pavarësisht se shënova në fillim. Ishim thjeshtë të pafat. Të gjithë prisnin Skënderbeun të dominonte, por ishim si të barabartë në fushën e blertë. Tirana është një fanellë e rëndë.
    – Cfarë gabuat në këtë betejë?
    – Ju thash edhe më lartë, humbëm shumë raste. Duhet të shënonim, duke filluar që nga unë i pari, por se arritëm dicka të tillë dhe më pas u ndëshkuam. Ky është futbolli, duhet t’a pranojmë, pavarësisht se humbja djeg.
    – Pasi kaluar në avantazh menjëherë patët një rast ku ju ishin protagonist por nuk shërbyet për Bakajn, cfarë menduat në atë moment?
    – U shkëputa me shpejtësi dhe kisha disa zgjedhje që mund të bëja, njëra ishte që të pasoja tek Bakaj, por zgjodha një zgjidhje të gabuar dhe si pasojë e humba aksionin. Gabova në atë aksion.
    12006153_742896372504044_124355060339718726_n– Ishte hera e parë që luaje ndaj Skënderbeu, cfarë mendimi keni për këtë kundërshtar?
    – Skënderbeu është një skuadër e mirë, por askush nuk është përfekt. Edhe ata shfaqën gabime në lojën e tyre, ndryshe s’do të kishim ato raste për shënim.
    – Deri ku mund të shkoj ky ekip?
    – Tirana ka synim titullin kampion, s’duhet të dorëzohemi. Nëse dorëzohemi nuk quhemi Tirana. E dimë që është e vështirë, por do të japim maksimumin deri në fund.
    – Jeni mësuar tashmë me jetën e kryqytetit?
    – Deri diku mirë, por kam miq të mirë këtu, shokët e skuadrës janë shumë të afrueshëm.
    – Cfarë ndryshimi ka futbolli shqiptar nga ai i Malit të Zi?
    – Niveli i futbollit këtu është më i lartë, gjithashtu një faktor që ndryshon nivelin tuaj është cilësia e lojtarëve të huaj që vin të luajnë këtu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.