“Maskohet” Tirana

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Tirana luan nesër ndeshjen e rradhës në kampionat përballë Teutës dhe sot bardheblutë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit për këtë takim. Në “Skënder Halili”, nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça, skuadra ka zhvilluar edhe sot stervitje me dyer të mbyllura për të përgatitur qetësisht takimin e nesërm. Tekniku bardheblu i ka dhënë skuadrës direktivat e fundit për përballjen e rradhës me Teuten ku kërkohet vetëm fitorja. Erjon Vucaj është rekuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju, Smajli gjithashtu është i gatshëm pasi hematoma në sy i është larguar ndërsa Ervin Bulku ka vijuar vec skuadrës stervitjen dhe neser nuk do të jetë sërisht i gatshëm. Pas stervitjes bardheblutë do të grumbullohen në hotel “Eklips”, në periferi të kryeqytetit.
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.