Massimiliano Allegri ultimatum Juventusit: O unë o ai…

0
SHPËRNDAJE
loading...


Massimiliano Allegri thuhet se ka dhënë një ultimatum për drejtuesit e Juventusit pas incidentit të tij me Leonardo Bonuccin, duke deklaruar se në klub do të qëndroj “unë ose ai”.

Te Juventusi nuk ka paqe mes futbollistëve dhe stafit të klubit, edhe pse skuadra qëndron lart në krye të kampionatit.

Pas incidentit të Paulo Dybalas, ku pas një zëvendësimi refuzoi t’ia zgjas dorën Allegrit, të njëjtën që e bëri edhe italiani Bonucci, duke bërë që trajneri italian t’i shpërfaq nervat e tij edhe duke ofenduar.

Sipas Gazzetta dello Sport, argumenti i nxehtë pastaj u bë fizik në dhomat e zhveshjes pas fitores 4-1 ndaj Palermos, gjatë së cilës palët janë kapur nga pamjet televizive duke sharë njëri-tjetrin, përcjell Telegrafi.

Gazeta italiane pohon se ishin bashkëlojtarët ata që kanë ndarë palët, me Allegrin që thirri në mbrëmje drejtorin e përgjithshëm, Beppe Marotta, për t’i kërkuar që të dënohet Bonucci dhe kërcënuar për të lënë këtë çështje.

Megjithatë, ky duket sikur të mos ishte fundi i tregimit, me mediat italiane që sugjerojnë se trajneri dhe mbrojtësi kishin përsëri një ballafaqim të nxehtë në qendrën stërvitore Vinovo para Marottas dhe nënpresidentit, Pavel Nedved.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.