Massimo Morgia kandidat për stolin e Kombëtares

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja / Massimo Morgia kandidat për postin e Drejtorit Teknik të përfaqësueses shqiptare të futbollit. 66-vjecari italian ka zbuluar për mediat përtej Adriatikut se ka patur bisedime me drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit për ta marrë sa më shpejt këtë detyrë. Në fakt Morgia konsiderohet alternativë për t’u emëruar trajner i Nocerinës në Serinë D, por njëkohësisht ka pranuar se i ka ardhur edhe oferta nga Shqipëria. Sipas tij pret që FSHF t’i përgjigjet zyrtarisht brenda të Martës.

“Ka patur një takim në Romë me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të marrë postin e Drejtorit Teknik për të gjitha përfaqësueset shqiptare. U kam kërkuar që të takohemi brenda Martës, e nga ana tjetër kam lexuar që Inzaghi është në garë për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Mendoj se takimet para do të fokusohen te kjo cështje”-zbulon Morgia.

Edhe pse nuk e fsheh dëshirën për të drejtuar Nocerinën, Morgia e bën të qartë se një ofertë nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk mund të refuzohet. Detyra e Drejtorit Teknik në FSHF do të ishte sipas tij kurorëzimi i një karriere të gjatë.

“Jam krenar që jam kontaktuar, tani pres një sinjal nga Shqipëria. Nëse më marrin, do të jem shumë i kënaqur, le të themi do të kurorëzoja një ëndërr”, – vijoi me tej 66-vjecari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.