Mateo Kovačić goditja e rradhës e Real Madrid

0
SHPËRNDAJE

La Liga/ As Liverpool as Milan, Mateo Kovacic do të jetë lojtar i Real Madrid në sezonin e ri. Gjigandët spanjollë kanë bërë një goditje të papritur në merkato teksa kanë siguruar shërbimet e talentit kroat 21-vjeçar. Oferta e tyre prej 30 mln euro ka bërë që Inter të mos mendohet dy herë por t’a pranojë menjëherë ofertën e “Los Blancos”.

imageRafa Benitez ka mundur kështu konkurencën e Liverpool në lidhje me Kovacic, pasi klubi anglez prej kohësh e kishte si objektiv talentin kroat. Me këtë lëvizje shtohet edhe konkurenca në mesfushën madrilene, teksa ky repart është i mbipopulluar. Firma tashmë mes Real Madrid dhe Kovacic është një formalitet, teksa palët po diskutojnë detajet e vogla të kontratës, e cila pritet të jetë 5 vjeçare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.