Matri lë Milanin, transferohet në Angli

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imagePremier League/ Afrimi i Balotellit duket se i ka mbyllur përfundimisht dyert te Milanit për sulmuesin Alessandro Matri. Reparti i sulmit duket i kompletuar tek kuqezinjtë dhe Matri e ka parë veten jashtë planeve të trajnerit Mihajlovic, dhe tashmë largimi i tij është bërë zyrtar. Sulmuesi italian është transferuar tek anglezët e West Ham në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ka qënë trajneri kroar, Slaven Biliç, që ka këmbëngulur për transferimin e sulmuesit, dhe tani do t’a ketë nën dispozicion ndoshta qysh në ndeshjen e së shtunës ndaj Liverpool në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.