Mauro Icardi : Kinezët do ndërtojnë një Inter të madh

0
SHPËRNDAJE


Mauro Icardi ka folur në konferencë për shtyp nga Kina, ku Inter është grumbulluar për të zhvilluar një turne parapërgatitor. “E njihnim këtë realitet prej një viti, sa herë që vijnë në Itali na ndihmojnë të kuptojmë atë që janë dhe atë që duan. Këtë vit kemi ardhur ne këtu dhe kemi parë punën që po bëhet këtu në Kinë, një punë e madhe në nivele të larta, por e dinim, na e kanë shpjeguar që në momentin e parë, jo vetëm me futbollin, ata gjithsesi duan të mirën e Inter dhe e kanë blerë klubin për të ndërtuar një të ardhme të madhe”, ka thënë kapiteni zikaltër.

Në lidhje me gjendjen e tij fizike: “Të luaj? Kam pësuar një dëmtim në fundin e sezonit të kaluar, po e vlerësojmë situatën bashkë me stafin, trajnerin, kam akoma probleme. Kur më bëjnë një masazh e ndiej se nuk jam rikuperuar akoma në 100%. Nuk duan që unë të rrezikoj një dëmtim tjetër, por po punoj i veçuar, të shohim nëse do të mund të luaj në Kinë”, ka përfunduar Icardi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.