Mavraj alarmon Hamburgun dhe De Biazin

Mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë stërvitjen e së enjtes

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kombëtarja / Alarm te Hamburg, Mavraj ka lënë stërvitjen, pasi sërish ka ndjerë dhimbje në pulpë. Por nëse ekipi gjerman kërkon ta rikuperojë patjetër për ndeshjen e radhës, pikërisht të shtunën në “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, edhe në Kombëtaren shqiptare sytë janë pikërisht nga shtatlarti kuqezi. Të gjithë “kryqëzojnë” gishtat që dëmtimi i tij të jetë sa më i lehtë dhe të kthehet në fushën e lojës.

Me interes gjendjen e tij po e ndjekin edhe nga federata, pasi pas një muaji është ndeshja me Italinë. Mungesa e Gjimshitit është e konfirmuar, nëse do të mungonte edhe Mavraj, atëherë formacioni i De Biasit do të kishte probleme të mëdha në prapavijë, pasi edhe Ajeti me Veselin nuk është se janë aktivizuar shumë në skuadrat e tyre, respektivisht me Torinon dhe Empolin, të dyja në Serie A.

Mavraj është në luftë me kohën dhe aktualisht, askush te Hamburg nuk di të thotë me siguri nëse do të jetë apo jo në gjendje të zbresë në fushë për duelin e të shtunës. Futbollisti mungoi një ditë në stërvitje për shkak të një dëmtimi të lehtë të pësuar në fundjavë e kaluar dhe të një situate gripale që po e shqetësonte. Ai u kthye dje në stërvitje dhe dukej në gjendje të mirë. Por të enjten situata ka ndryshuar përsëri. Mavraj u detyrua të linte në mes seancën e pasdites.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.