Mavraj do vazhdojë me Kolnin

0
SHPËRNDAJE

mavraj
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Mërgim Mavraj konsiderohet si një futbollist i rëndësishëm nga trajneri i skuadrës gjermane, Peter Shtoger.

Kicker shkruan se, drejtuesit e klubit po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, pasi ajo aktuale skadon në verën e ardhshme.

Mavraj, i cili për një periudhë të gjatë kohe qëndroi jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi, u mendua se do të largohej gjatë dimrit nga Kolni, për të luajtur më shumë, në mënyrë që të jetë sa më në formë për Euro 2016.

Por, me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan për futbollistin, i cili pak nga pak rifitoi edhe vendin e titullarit në skuadër në ndeshjet e Bundeligës për të qenë një siguri më shumë për Kolnin, me të cilin tashmë duket se ka krijuar një lidhje shumë të fortë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.