Mavraj: “Gati të bëjmë befasinë në Francë”

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Ashtu siç ishte paralajmëruar, ditën e sotme përfaqësues të Kombëtares kuqezi kanë dalë në konferencë për shtyp. Ai që doli para gazetarëve ishte Mërgim Mavraj. Mbrojtësi që tashmë  është rikthyer më në formë se kurrë pas dëmtimit dhe po luan rregullisht tek Koln, deklaroi: “Pas suksesit që arritëm me kualifikimin në Europian, tani fillon puna për ndeshjet në grupe. Jam shumë i lumtur që i shoh futbollistët që kemi luajtur gjatë eliminatoreve. Miqësoret e rradhës janë një mundësi e madhe për të treguar vlerat tona dhe per t’ia bërë sa më të vështirë trajnerit të bëjë zgjedhjet e tij. Konkurenca është dicka shumë e mirë dhe duke krahasuar vitet e shkuara është dicka tejet pozitive për skuadrën tonë.”

Mërgim Mavraj në konferencë për shtyp
Mërgim Mavraj në konferencë për shtyp

“Ne duhet të luajmë ashtu si e kemi filozofinë dhe mentalitetin tonë dhe te forcojme vlerat që kemi që të përmirësohemi. Ne do të shohim hap pas hapi, të përgatitemi maksimalisht për të bërë befasinë e rradhës. Kam mendimin se mund te bëjmë një surprizë të madhe në Francë. Të gjithë lojtarët deshirojnë të jenë në kampionatin europian, por asnje nuk e ka vendin e sigurte. Këtë gjë duhet t’a kerkojne dhe t’a fitojnë vendin me paraqitjet e tyre”, ishin fjalët e Mavrajt para gazetarëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.