Mavraj mund të largohet nga Këlni

0
SHPËRNDAJE


Sipas të përditshmes sportive gjermane “Kicker”, lojtari i kombëtares Mërgim Mavraj shumë shpejt mund të transferohet tek Hamburgu. Sipas tyre, klubi ka shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit, i cili aktualisht luan tek Këlni.

Mbrojtësi i kombëtares pë momentin ka një kontratë me Këlnin, që përfundon në fund të sezonit, ndërkohë që ende nuk është thënë asgjë lidhur me rinovimin e kotratës.

Duke parë situatën, Hamburgu ka nisur trativat e para për të përfituar shërbimet e mbrojtësit, pasi gjendja aktuale e ekipit nuk është fort e mirë sepse po kalon momente të vështira në Bundesligë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.