Mavraj në fushë, Koln merr pikë në transfertë

0
SHPËRNDAJE

Mërgim Mavraj me fanellën e Koln
Mërgim Mavraj me fanellën e Koln

Legjionarët/ Mërgim Mavraj vazhdon të luajë si titullar tek Koln duke qenë në një formë mjaft të mirë. Mbrojtësi i Kombëtares ishte edhe sot për 90 minuta në fushën e lojës në barazimin që skuadra e tij mori në transfertën e e Ingolstadt. Ndeshja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 1-1, teksa ky rezultat nuk i shkon përshtat asnjë prej skuadrave teksa sfumohen shanset për një vend në Europa League pasi tashmë distanca mund të thellohet me vendin e 6-të në renditje. Por ajo që është më e rëndësishme ishte fakti që Mërgim Mavraj në aspektin personal duke lënë një shije të mirë. Ai po lufton vërtet shumë për të fituar vendin e tij në Kombëtare pas dëmtimit të gjatë që kaloi. Mesa duket Mavraj kërkon të jetë me patjetër në “Euro 2016”. Ndërkohë ndeshja tjetër e Bundesligës, Hannover – Wolfsburg u mbyll me shifrat 0-4.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.