Mavraj nis luftën me kohën për rikthimin në fushë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mavra
Mergim Mavraj gjate stervitjes

Mërgim Mavraj është bashkuar me skuadrën e Koln-it në stërvitje, duke.nisur kështu fazën e fundit të rehabilitimit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka punuar i diferencuar nga grupi, duke zhvilluar vrapime rreth fushës. Sipas stafit mjekësor të klubit të Bundesligës, ky është vetëm fillimi, pasi që 29-vjeçari të jetë plotësisht gati, si afat final është muaji nëntor. Megjithatë, rikuperimi i Mavrajt prej dëmtimit të pësuar në gju në muajin maj është mjaft shpresëdhënës dhe periudha mund të jetë më e shkurtër.
Në fillim të qershorit, mbrojtësi u operua në gju në një prej klinikave të qytetit të Koln-it. Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale, Mavraj u paraqit me paterica në fotografinë zyrtare të skuadrës, për startin e edicionit të ri. Brenda një kohë shumë të shkurtër lojtari nisi stërvitjen në palestër dhe më 3 Gusht publikoi një video ku zbuloi se objektivi ishte që të rikuperohet plotësisht për sfidën e 8 tetorit kundër serbëve, të cilët i quante “dronofobë”.
Me siguri, Mavraj do të humbasë dy sfidat vendimtare të Shqipërisë më 4 dhe 7 Shtator përballë Danimarkës dhe Portugalisë. Gjihsesi, rikuperimi i tij për ndeshjet e fundit kualifikueseve në Euro 2016, është lajm i mirë për trajnerin De Biasi dhe tifozët e Kombëtares. Mbrojtësi është një prej shtyllave kryesore të Kombëtares, ku numëron 23 ndeshje të luajtura dhe 3 gola, më i fundit në sfidën e fundit zyrtare që vulosi fitoren 2-1 me Armeninë. Në atë ndeshje Mavraj sakrifikoi duke luajtur i dëmtuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.