Mayweather hedh “lumë” dollarësh ndaj McGregor

0
SHPËRNDAJE

BOKS / Ballafaqimi i radhës ndërmjet Floyd Mayweather dhe Connor McGregor u zhvillua në Londër, me boksierin amerikan që dhuroi një spektakël të vërtetë. Përveçse për forcën në ring, Mayweather njihet edhe për kapitalin e madh financiar. Këtë e tregoi duke hedhur një “lumë” dollarësh ndaj rivalit McGregor.

Mayweather e etiketoi kampionin e disiplinën e Miksimit të arteve Marciale si një kërcimtar ekzotik, ai kërkoi muzikë dhe më pas i hodhi tufa me para.

Një ngacmim për të rritur edhe më tej dozën e tensionit dhe spektaklit, por natyrshëm edhe interesimin e mediave dhe publikut, rreth duelit të 26 Gushtit. Tensioni në skenë nuk mungoi me Mayweather që e provokoi sërish McGregor me të besuarit e tij. Gjithsesi, në përballjen në “Barclays Centre” nuk munguan as fërshëllimat nga publiku ndaj dy luftëtarëve dhe promotorëve.

Kontestimet për boksierin 40-vjeçar, që u tërhoq në vitin 2015 pas rekordit perfekt me 49 fitore dhe asnjë humbje lidhen me problemet e tij me taksat. Publikut nuk i pëlqeu as shpërthimi i McGregor, jo vetëm për situatën financiare të Mayweather, por edhe ndaj reperit 50 Cent.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.