Mazrekaj drejt largimit nga Partizani. Ja klubi me të cilin po bisedon

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Mentor Mazrekaj mbetet ndër të paktët lojtarë që ka vijuar pa ndërprerje me Partizanin nga rikthimi në Kategorinë Superiore deri më sot. Në verën e 2013-ës, Partizani ia rrëmbeu mesfushorin skuadrës së Prishtinës, e cila, me sa duket, nuk e ka harruar ish-lojtarin e saj. Sipas lajmeve që vijnë nga Kosova, mësohet se Prishtina është e interesuar për ta rikthyer pas katër sezonesh në ekip Mentor Mazrekajn.

Mesfushori i njohur prishtinas prej disa ditësh gjendet në Prishtinë, pasi pas eliminimit nga Liga e Europës klubi i Partizanit u ka dhënë pushim lojtarëve deri në fund të këtij muaji. Duke qenë kohë merkatoje, “GazetaOlle” në Kosovë lajmëron se Mentor Mazrekaj dhe Prishtina i kanë nisur bisedimet për nisjen e një bashkëpunimi të ri mes palëve.

Sipas burimeve të gazetës kosovare, mësohet se 28-vjeçari e pëlqen idenë e rikthimit në Prishtinë dhe klubi kryeqytetas është i gatshëm që ta presë mesfushorin e Partizanit. Mazrekaj ka qenë ndër lojtarët më të mirë te Prishtina, kur klubi bardhekaltër e fitoi titullin e fundit. Pas operacionit që kreu në mars të 2016-ës, ai ka humbur shumë terren te “demat”, pasi mesfushori nuk arriti që të kapte formën e tij.

Duke parë se me ndryshimet që pritet të pësojë Partizani gjatë kësaj periudhe nuk e ka të sigurt vendin si titullar, Mazrekaj mund të joshet nga ideja e rikthimit te Prishtina. Mentor Mazrekaj është shquar te Partizani për talentin e tij në fushën e lojës, por edhe për karakterin e vështirë.

Mesfushori është kritikuar për mënyrën e jetesës, por edhe për përplasjet me stafet teknike. Rikthimi në Prishtinë mund t’i sjellë qetësinë mesfushorit të Partizanit, pasi në Shqipëri ai gjithnjë ka qenë në fokus për bëmat e tij, si brenda dhe jashtë fushës së blertë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU