Mazrekaj: Jemi duke luajtur mirë, por duhet të kemi më shumë fat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i Partizanit, Mentor Mazrekaj, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se të kuqtë po luajnë mirë, por ekipi duhet të ketë më shumë fat.

“Jemi deri diku të kënaqur edhe pse akoma jo 100% me lojën që po bëjmë por jemi duke luajtur mirë dhe shpresojmë që fati të jetë me ne. Më vjen keq që nuk kam ardhur më herët për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat.

Shpresoj që t’ia shpërblej ekipit që të arrijë titullin por mendoj se do të jetë pak e vështirë me ndeshje si kjo e sotmja ndaj Teutës. Për momentin jemi duke zhvilluar lojën më të mirë por nuk na ka ecur me pikët”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Partizanit, Mentor Mazrekaj. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.