Mbappe çmend Borussia Dortmund, Monaco bën një hap drejt gjysmëfinales

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shtyrja e ndeshjes duket se la gjurmë te skuadra e Borussia Dortmund, që u mund në shtëpi me shifrat 3-2 nga Monaco në takimin e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve të shtyrë për sot pas sulmit terrorist.

Ekipi i Thomas Tuchel e kishte shumë të vështirë të dilte në lojën e tij ndërsa Monaco diktoi menjëherë ritmin. Skuadra e principatës fillimisht shpërdoroi një penallti me mbrojtësin Fabinho, por më pas gjeti shpejt golin e avantazhit me anë të talentit Mbappe, i cili tregoi nuhatjen para portës duke dërguar topin në rrjetë.

Një superautogol i Bender dërgoi në 2-0 shifrat për skuadrën e Monaco, me Borussia Dortmund që ishte në vështirësi të dukshme, ndonëse mbështetej fuqimisht nga tifozeria në stadium.

Në fillimin e pjesës së dytë, Tuchel orientoi tërësisht skuadrën drejt sulmit, me aktivizimin e Sahin dhe Pulisiç, një manovër e cila bëri që ndeshja të luhej thuajse e gjitha në gjysmëfushën e francezëve. Dembele shënoi për të shkurtuar diferencat por i zakonshmi Mbappe përfitoi nga një gafë e prapavijës gjermane për të dërguar shifrat në 3-1.

Megjithatë, kur mbeteshin pak minuta nga vërshëllima përfundimtare, Kagawa shënoi golin e rezultatit përfundimtar 3-2 që gjithsesi sheh Monacon të shkojë drejt takimit të kthimit me një avantazh shumë të rëndësishëm. /minuta90.com/

Borussia Dortmund-Monaco 2-3

Golat: Dembele 57’, Kagawa 84’ / Mbappe 19’, 79’, Bender (aut) 35’

Borussia Dortmund (3-4-2-1): Burki, Ginter, Papastathopoulos, Bender (Sahin 46’), Piszczek, Kagawa, Weigl, Schmelzer (Pulisiç 46’), Dembele, Guerreiro, Aubameyang (në dispozicion: Weidenfeller, Mor, Merino, Passlack) Tr: Thomas Tuchel

Monaco (4-4-2): Subasiç, Toure, Glik, Jemerson, Raggi, Silva (Dirar 66’), Fabinho, Moutinho, Lemar, Falcao (Germain 85’), Mbappe (në dispozicion: De Sanctis, Jorge, Diallo, N’Doram, Cardona) Tr: Leonardo Jardim

Gjyqtarë: Daniele Orsato, Mauro Tonolini, Lorenzo Manganelli, Paolo Valeri, Massimiliano Irrati, Alessandro Costanzo

Kartonë të verdhë: Papastathopoulos 16’, Ginter 40’ / Jemerson 46’, Lemar 58’, Dirar 69’, Fabinho 81’, Subasiç 87’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.