M’baye Niang rinovon me Milan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

M'baye Niang
M’baye Niang

Serie A/ M’baye Niang do të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit edhe për shumë kohë. Sulmuesi i ri ka rinovuar kontratën me ekipin kuqezi deri në vitin 2019. 21 vjeçari francez në sezonin e fundit ishte pjesë e Genovës ku u huazua nga Milani, dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë. Kjo gjë duket se i ka mbushur mëndjen drejtuesve të Milanit që t’i ofrojnë Niang një kontratë të re, dhe e shohin atë si një lojtar që mund të japë shumë me fanellën e Milanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.