Mbërritën biletat për Skënderbeu-Dinamo Zagreb, ja çmimet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Klubi i Skënderbeut njofton se kanë mbërritur biletat për ndeshjen Skënderbeu-Dinamo Zagreb e cila do të luhet në Elbasan Arena. Në një komunikatë në rrjetin social Facebook, klubi korçar deklaroi: “Dëshirojmë t’iu njoftojmë se kanë mbërritur biletat e ndeshjes K.F Skënderbeu-Dinamo Zagreb. Biletat e ndeshjes do të dalin nesër në shitje në Korçë tek pika e shitjes perballë me kinemanë e qytetit. Në stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” dhe tek pika e shitjes prane “Elbasan Arena”.
image
Çmimet e tribunës VIP kanë vlerën e 6000 lekëve (të rinj), të cilat kanë të përfshirë kateringun dhe pijet falas. Në tribunën kryesore, ato variojnë nga 2000 lekë deri në 4000 lekë (të rinj). Tribunat pas porte (konkretisht ato C1, C2, C3, G1, G2, G3) janë 300 lekë (të rinj), ndërsa D dhe F kushtojnë 500 lekë (të rinj).Ndersa në sektorin E bileta vlen 600 lekë (të rinj). Transporti do të jetë falas dhe pa limit për të gjithe tifozet korçare”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.