Mbijeton Mamurrasi, Naftëtari sërish në të dytën

1
SHPËRNDAJE

Mamurrasi – Naftëtari 1-0

imageMamurrasi bën atë që di të bëjë më së miri në vitet e fundit, të mbijetojë në Kategorinë e Parë. Pas një sezoni tepër të vështirë duke u renditur në vendin e fundit në renditje, skuadra mamurrzake bëri detyrën në ndeshjen play out duke mposhtur në këtë ndeshje Naftëtarin me rezultatin 1-0.

Ka mjaftuar ky rezultat i ngushtë që Mamurrasi i drejtuar nga Sinan Bardhi t’i shpëtojë rënies nga kategoria duke bërë që skuadra kuçovare të mbesë sërisht në të dytën. Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy ekipet, por që në fund eksperienca e Mamurrasit në këtë kategori bëri diferencën.

1 KOMENT

Comments are closed.