Mbrëmjes spektakolare, Milan “shkatërron” Interin (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Bacca duke festuar golin
Bacca duke festuar golin

Serie A/ Milan fiton derbin e “Madoninës” duke shpartalluar Interin e Roberto Mancinit me rezultatin 3-0. Një ndeshje fantastike ajo mes dy skuadrave të Milanos ,por që përfundoi me një fitore spektakolare për ekipin e Sinisa Mihajlovic. Loja nis vrullshëm nga të dyja skuadrat, por pjesa e parë përfundon me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë falë një goli të shënua me kokë nga Alex në minutën e 35′. Pjesa e dytë rifilloi sërish vrullshëm dhe trajnerët bëjnë levizjet e para. Mancini hedh në fushë kapitenin Icardi, por kjo zgjedhje rezulton gabimi i ndeshjes. Sulmuesi argjentinas humbi një 11 metërsh në minutën e 70′, para se Carlos Bacca të dyfishonte shifrat në minutën e 73′.

Alex duke festuar golin
Alex duke festuar golin

Kolumbiani tregohet i saktë pas një krosimi të Niang dhe e dërgon topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë. Por makthi i Inter nuk do të përfundonte me kaq. Këtë radhë është vetë sulmuesi Niang që mposht Handanovicin për t’i çuar shifrat në 3-0 dhe për të kurorëzuar një mbrëmje super për skuadrën e Milan që tashmë futet në garë seriozisht për nje vend në Champions, ndërkohë Inter vazhdon krizën e javëve të fundit.

Golat e ndeshjes

S'KA KOMENTE

Comments are closed.