Mbrojtësi francez Sakho drejt pezullimit

0
SHPËRNDAJE

sakhoMbrojtësi francez i Liverpulit, Mamadou Sakho, ka zgjedhur të mos kërkojë një test të dytë antidopingu, për çka ka pasur kohë gjer ditën e djeshme, duke rrezikuar seriozisht të pezullohet nga organet përkatëse europiane e të mungojë në Euro 2016.

Sakho doli pozitiv në një test të bërë pas takimit në Ligën e Europës më 17 mars midis Liverpulit dhe Mançester Junajtedit.

Teksa mendohet që dështimi në testin e antidopingut të ketë ardhur për shkak të përdorimit të një substance për shkrirjen e dhjamrave, klubi i Liverpulit dhe lojtari kanë rënë dakort që ai të mos grumbullohet më deri në përfundim të hetimit të UEFA-s.

Një pezullim i lojtarit duket gjithsesi i pashmangshëm, duke patur parasysh dhe rastin e ngjashëm të Kolo Toure-s në 2011-ën, kur ai u dënua me gjashtë muaj pasi rezultoi po ashtu pozitiv.

Ka shumë të ngjarë që mbrojtësi i përfaqësueses franceze ta ketë kështu të pamundur të marrë pjesë në Euro 2016-ën, që do të zhvillohet pikërisht në Francë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.