Mbrojtësi gati të “tradhëtojë” Tiranën për Partizanin?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Dejan Karan
Dejan Karan

Ka nisur një “luftë” mediatike lidhur me futbollistin serb të Tiranës Dejan Karan. E përditshmja Panorama Sport ka bërë të ditur në numrin e kaluar se lojtari është “divorcuar” me klubin bardheblu. Ndërkohë që në facebook zyrtar të klubit, gjithnjë sipas këtyre të fundit, lojtari ka dhënë një prononcim ku bënë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Tirana. Por historia nuk mbylet me kaq, Panorama Sport sot bënë të ditur se Karan po flirton me rivalët e Partizanit.

Derbi Tirana-Partizani
Derbi Tirana-Partizani

Nëse është e vërtetë dicka e tillë, atëherë për tifozët bardheblu do të ishte një zhgënjim i madh kalimi i një nga lojtarët më të spikatur të merkatos verore në rradhët e rivalit të përjetshëm. Gjithsesi, ende jemi në hapat e para të merkatos dhe për të arritur në një konkluzion të saktë duhet të presim edhe pak kohë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.