Mbrojtësi i superiores firmos me Kamzën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kamza bën pazar në Superiore, dhe po sheh nga viti i ardhshëm për një ekip kompetitiv.
Vetëm pak kohë pas largimit nga Flamurtari, Nertil Hoxhaj bëhet me ekip të ri. Mbrojtësi i ri tashmë do ta vijojë karrierën e tij te Kamza për pjesën e mbetur të sezonit.

20 vjeçari nuk gjeti hapësirat e duhura te vlonjatët dhe kërkoi largimin nga skuadra dhe tani ka gjetur akordin e tij zyrtar me ekipin që drejtohet nga Bledar Devolli.

Kamza këtë sezon është pretendentja kyesore për t’u rikthyer në Superiore dhe ka filluar menjëherë merkaton.

Afrimi i Hoxhajt konsolidon disi edhe repartin e prapavijës te skuadra kampione e dimrit në Grupin A të Kategorisë së Parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.