Mbrojtësi i Tërbunit përfundon me tre të qepura

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Aleksandar Tasic pas mjekimit
Aleksandar Tasic pas mjekimit

Superiorja/ Skuadra e Tërbunit humbi vetëm në fushë ndaj Partizanit, por pësoi edhe “dëme” në njerëz. Në përfundim të ndeshjes, mbrojtësi i pukjanëve Aleksandar Tasić u përplas me Xhevahir Sukajn duke lënë më pas fushën e lojës me barrelë. Serbi pësoi një frakturë në fytyrë teksa e kishte të pamundur të vazhdonte më lojën.

Ai pësoi 3 qepje në syrin e djathtë, por nuk ka asgjë serioze teksa mjekët japin shenja pozitive. Ndërkohë që sulmuesi i Partizanit, Sukaj, ka kryer një gjest fisnikërie teksa ka shkuar për të kërkuar falje tek Tasic, edhe pse goditja ishte e paqellimshme. “Bomberi” shkodran tregon edhe njëherë anën profesionale të tij, teksa gjithashtu tregoi se nuk di vetëm të shënoja gola në fushë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.