Mbrojtësi preshevar i Kombëtares firmos në Moldavi

0
SHPËRNDAJE

 

fidani aliti
Fidan Aliti me Luzern, Zvicër

Futbollisti Fidan Aliti, anëtar i Kombëtares sonë është larguar nga Luzern e Zvicrës duke firmosur në kampionatin moldav për Sheriff Tiraspol. Mbrojtësi nga Presheva ka luajtur 18 ndeshje në dy edicionet e mëparshme në Superligën zvicerane ndërsa arriti edhe të veshë fanellën e ekipit tonë Kombëtar.

Me ekipin e ri Aliti synon më shumë aktivizim por edhe trofe pasi Sheriff është ekipi më i njohur dhe dominues në futbollin moldav, sidomos gjatë viteve 2000, ndonëse vitin e kaluar kampion doli Milsami Orhei, kundërshtari i Skënderbeut tonë në Ligën e Kampionëve.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.