Mbrojtësi shqiptar debutoi për Hajduk Split

0
SHPËRNDAJE
Loading...

memolla
Memolla

Ka debutuar me fitore te Hajduk Split, mbrojtësi i majtë shqiptar që sot mbush 24 vjec, kavajasi Hysen Memolla. Memolla e ka nisur karrierën e tij në ligat e ulëta italiane për të kaluar më pas te Koper e Sllovenisë ku fitoi shumë shpejt vendin e titullarit derisa para pak ditëve e mori edhe ekipi i mirënjohur kroat i Hajdukut me të cilin po zhvillon fazën përgatitore në Austri. Ndonëse firma ende nuk është vendosur, duket se Memolla është fare pranë zyrtarizimit të tij në kampionatin kroat. Debutimi erdhi dje në fitoren 1-0 ndaj Rnk Split ku përballë pati dyshen shqiptare Rrahmani-Bakaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.