Mbyllen katër takimet e Superiores, ja rezultatet 

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Korabi – Flamurtari 1-0

Golat: Plaku 64’

Sebino Plaku është heroi i Korabit. Sulmuesi tiranas ka shënuar një gol të bukur duke i dhënë tri pikë shprese dibranëve në stadiumin e Peqinit. Në minutën e 64-t Me kokë Plaku ka shënuar golin e vetëm të takimit.

 


Vllaznia – Tirana 0-0

Dy skuadrat kanë ndarë nga një barazim që nuk vlen shumë për momentin që ndodhen ekipet respektive. Rastet kanë qenë të shumta në këtë takim, por pa mundur të tundin rrjetat e portierëve respektivë.


Luftëtari – Kukësi 2-2

Golat: Rexhinaldo 5′, Rapo 88′ / Pejiç 36′, Emini 65′

Luftëtari sërish nuk mposhtet në shtëpi. Në fillim është Rexhinaldo që e nis vrullshëm për vendësit. Sulmues shënon brenda zone një gol të bukur. Ndërkohë që Pejic barazon nga pika e bardhë shifrat në fundin e pjesës së parë.

Pjesën e dytë është Emini që shënon duke i dhënë avantazhin miqve. Pas një loje të bukur dhe të rivalizuar, është Rapo që shënon një supergol nga jashtë zone me një të majtë të hidhur që lëshon nga jashtë zone, topi përfundon në trekëndësh. 2-2 mbyllet sfida në Gjirokastër. Luftëtari tregon futboll të bukur, ndërkohë që Kukësi mbetet i pamposhtur.


Laci-Teuta 0-2

Golat: Ribaj 23’, 64’

 

Teuta ka marrë një fitore me shumë vlera ndaj Lacit në fushën e këtyre të fundit. Në fillim miqtë shënojnë me Ribajn në pjesën e parë me një penallti të dyshimtë. Ndërkohë që Mocka arrinë të presë më vonë penalltinë e Akuinos duke mbajtur në avantazh skuadrën e tij. Në vazhdim Ribaj shënon sërish duke i dhënë siguri skuadrës së tij në shifrat 0-2. Me këtë fitore Teuta lë pas shpine Lacin.

 


 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.