Mbyllen përgatitjet, Partizani me mungesa në Durrës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Partizanit i ka dhënë fund sot përgatitjeve për përballjen e së dielës ndaj Teutës e vlefshme për javën 27- të Kategorisë Superiore. Në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare ” në Kamëz , trajneri Agostineli ka testuar për të fundit here grupin e lojtarëve nga të cilët do të përzgjedhë edhe 11 titullarët që do të hedhë në fushë. Mungesat kryesore për të kuqtë do të jenë 3 lojtarë që këtë sezon kanë qenë deçizivë për Partizanin. Bëhet fjalë Mazrekajn ,Raçiç dhe Ibrahimin që nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin Agostinelli. imageMentor Mazrekaj vazhdon të jetë i dëmtuar dhe në fazë rekuperimi, ndërkohë Stevan Raçiç do të mungojë për shkak kartonësh. Mbrojtësi Labinot Ibrahimi do të mungojë për shkak të dënimit prej 8 javësh të dhënë nga Disiplina. Ndërkohë që rikthehet pas skualifikimit në skuadër mbrojtësit Gëzim Krasniqi që ka lënë pas pezullimin për shkak kartonësh. Ekipi i është drejtuar rezidencës Hotel “Vila Park” ku do të qëndroj i grumbulluar deri në momentin që do ti drejtohet qytetit të Durrësit.Takimi Teuta – Partizani do të luhet ditën e diel ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.