Mbyllet e bardhë miqësorja e luksit. Real Madrid fiton me penallti

0
SHPËRNDAJE

realE vetmja gjë e bukur e kësaj sfide ishin padyshim tifozët kinez të të dyja skuadrave.
Pjesa e parë u dominua kryesisht nga Reali me disa shpërthime të Bale por në përgjithësi Milani nuk rrezikoi aspak. Skuadrat nuk i kanë akoma 90 minuta në këmbë kështu që në minutën e 30-të u bë një pushim për të pirë ujë edhe për shkak të temperaturave të larta.

Pjesa e dytë nisi më vrullshëm me një Milan i cili kreu shumë zëvendesime dhe dukej më i freskët në fushë. Rrezikoi disa herë kryesisht me Bacca-n. Reali ka shumë talente në organikë të cilët mund të bëjnë diferencën nga çasti në çast, dhe megjithse një Cristiano Ronaldo në hije u pa nje Isko në super formë. Me anë të shpërthimeve të Iskos Reali krijoi një sërë rastesh pa mundur të finalizojë. Mbrojtja e Milanit u gjend në vështirësi shumë herë megjithse nuk morën gol.

Megjithse është herët për të parë skuadrat në formën e tyre optimale duket se Mihajlovic akoma nuk e ka kristalizuar 11-shen për sezonin e ri, por ky Milan duket se ka grintë dhe premton.
Nga ana tjetër Reali i Madridit do jetë skuadra për tu mundur duke rivalizuar në të gjitha frontet.

Pas gjuajtjes se 11-metrave Real Madrid fitoi  për  rekord gines 10-9.
Ai që gaboi ishte portieri i Milanit Donnarumma.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.