Mbyllet java e 21-të në Kosovë

0
SHPËRNDAJE

U zhvillua ndeshja e fundit në kuadër të javës së 21-të në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka shënuar fitore si mysafire kundër Gjilanit, me rezultat 1:0, duke i mbajtur gjallë shpresat në garë për kreun e renditjes. Të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por ishin mysafirët ata që arritën të gjejnë rrugën e golit.

Ishte minuta e 22-të, kur Blerand Kurtishaj shënoi golin e epërsisë për Trepçën’89, që në fund doli të jetë i mjaftueshëm për arkëtimin e tri pikëve tejet të rëndësishme. Pas kësaj fitoreje Trepça’89 është ngjitur në pozitën e pestë, me 32 pikë, gjashtë më pak se dyshja kryesuese, Ferronikeli e Hajvalia. Ndërkaq, Gjilani mbetet në pozitën e tretë, me 36 pikë. /FFK

12380524_10153380166291770_1472625567_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.