Mbyllet Superliga e Kosovës, ja verdiktet

0
SHPËRNDAJE

imageKanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Superligës (xhiro 33-të) dhe kështu, edicionit 2015/2016 i erdhi fundi.

Nga Superliga e Kosovës është larguar Istogu pas humbjes në Skenderaj nga Drenica 2-1 dhe kështu sëbashku me Vushtrrinë janë dy skuadrat që do të luajnë në Ligën e Parë në edicionin 2016/2017.

Ndërkaq, Drenica dhe Drita do të luajnë në barazh me dy skuadrat që përfunduan në pozitat tre dhe katër në Ligën e Parë, Flamurtarin dhe Dukagjinin, shkruan Infokusi.com.

Siç dihet me herë, Feronikeli është shpallur kampion, kurse në ndeshjen e fundit të luajtur sot, ‘Nikli’ luajti baras me Hajvalinë me rezultat 2-2, në ndeshjen e luajtur në Kizhnicë.

imageNdërkaq, derbi më i madh në Superligë i ka takuar Gjilanit që e ka mposhtur Dritën 1:0 me golin e Egzon Shabanit në minutën e 80-të në një atmosferë të shkëlqyeshëm që krijuan ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit.

Drita shpëtoi nga rënja në Ligën e Parë, falë fitores së Drenicës ndaj Istogut.

Fitore në këtë javë ka shënuar edhe Besa e Pejës që e ka mposhtur Prishtinën në kryeqytet me shifra 2-1 me golat e Fisnik Papuqit dhe Fetim Kasapit, ndërkaq për Prishtinën realizoi, Kreshnik Lushtaku.

Ja rezultatet përfundimtare:

Drita – Gjilani 0-1 (Shënues: Egzon Shabani 80’).

Hajvalia – Feronikeli 2-2 (Shënues: Haxhi Shala (autogol) dhe Liridon Leci realizuan për Hajvalinë, kurse Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti për Feronikelin)

Vushtrria – Trepça ’89 2-2

Drenica – Istogu 2-1 (Shënues: Hysen Tahiri 12’ dhe 68’ – Fatlum Gashi 30’).

Prishtina – Besa 1-2 (Shënues: Kreshnik Lushtaku për Prishtinën, kurse Fisnik Papuqi e Fetim Kasapi për Besën).

Liria – Llapi 3-2 (Blendi Memaj, Qëndrim Gashi dhe Lirion Fetahaj shënuan për Lirinë, kurse për Llapin realizuan, Visar Zeneli dhe Egzon Sinani).

/INFOKUSI/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.