Me 99%, Cana do të luajë në këtë klub francez…

0
SHPËRNDAJE

*** Local Caption *** Lorik Cana
Lorik Cana

Lorik Cana pritet të kryejë shumë shpejt testet mjekësore te skuadra franceze, Nantes. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga Franca, përmes gazetarit të mirënjohur francez, Anthony Brulez, i cili ka konfirmuar gjithçka, duke shkruar se me 99 për qind, kapiteni i Kombëtares kuqezi do të jetë pjesë e Nantës. “Lorik Cana dhe Remi Walter, 99.9 për qind do të nënshkruajnë me Nantes”, ka shkruar Brulez në profilin e tij në ‘Twtter”. Madje gazetari është i bindur se Lorik Cana në orët e ardhshme pritet të zbarkojë në Francë për testet mjekësore.

Për Lorikun do të jetë një rikthim në kampionatin francez, ku për disa vjet ka luajtur në radhët e Paris SG dhe Olympique Marseille. Ndërkohë që tek Nantes do të gjejë një tjetër shqiptar të transfertuar rishtaz aty, si Emir Lenjani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.