“Më kërkuan $7,000 në këmbim të fanellës”

0
SHPËRNDAJE

lekaj-top1
Lekaj

Në një kohë kur gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te Vllaznia, si në aspektin e menaxhimit si klub por edhe në përbërje të ekipit që përsëri duket se do të notojë edhe këtë sezon në ujërat e turbullta të fundit të tabelës së renditjes, vjen një akuzë tepër e rëndë nga Senad Lekaj, futbollist shkodran që ndonëse i dalë nga shkolla shkodrane e futbollit, ka luajtur për vite të tëra në ekipe të tjera si Ada, Burreli, Veleciku, Kastrioti, Tërbuni por edhe në Kosovë te Trepca.

“Kontaktuan babanë tim, duhet të paguaja që të luaja,” – shprehet Lekaj për Panorama Sport, e vazhdon më tej duke specifikuar edhe shifrën që është hic më pak se $7,000. Të mos harrojmë edhe akuzat e Armando Cungut jo shumë kohë më parë kundrejt bashkë-qytetarit të tij, Astrit Hafizit ku e akuzonte për të njëjtën gjë por te Kombëtarja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.