Oleeeeeeee/ Shqipëria merr 3 pikët në CAS

0
SHPËRNDAJE

E bujshme, fantastike, e papërshkrueshme! Vendoset e drejta në vend për Shqipërinë më në fund për ndeshjen skandaloze në Serbi në 14 tetor të vitit të kaluar. CAS nga Lozana dërgon habere të mira me anë të zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Lajmi është bërë zyrtar nga Gjykata e Lozanës (CAS).

Tashmë shqiptarët si shqiponja të vërteta po fluturojnë. Serbët si gjarpërinj po zhyten nën tokë, pasi edhe një mundësi që kishin të na vidhnin, ashtu siç kanë bërë gjithnjë, institucionet e pavarura futbollistike dhe drejtësie nuk ia dhanë mundësinë. Pasi lobuan fort në UEFA duke përdorur edhe aleatët e tyre rus, tashmë ata e kanë marrë një përgjigje se futbolli ka drejtësi, se veç UEFA-s ka të tjera institucione që komandojnë.

Vendimi i plotë

– Juria e CAS vendos që nuk ka patur urdhër të qartë dhe të prerë nga gjyqtari për rikthimin në loje të ekipeve sepse është rikthyer siguria e mjaftueshme për të vazhduar lojën. Bazuar në këtë vendoset që ndërprerja e përkohshme dhe më pas përfundimtare e lojës ka ndodhur vetëm si pasojë e humbjes së sigurisë dhe organizimit si dhe nga aktet e dhunës ndaj palës shqiptare nga tifozë të futur në fushë si dhe nga roje të sigurisë. Prandaj Federata serbe dhe jo ajo shqiptare duhet të ndëshkohet për mosmbarimin e ndeshjes duke rënë ndesh me Artikullin 27:01 të Rregullave të Kampionatit Europian 2014-16. Në bazë të këtyre përfundimeve merret vendimi që rezultati midis Serbisë dhe Shqipërisë të zyrtarizohet aforfe 0-3!

– Lihet në fuqi gjoba prej 100,000 eurosh ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit e vendosur nga UEFA për futjen në fushë të dronit me simbole nacionaliste shqiptare.

– Lihen në fuqi ndëshkimet nga UEFA për Serbinë: minus tre pikë, dy ndeshjet e radhës me dyer të mbyllura pa praninë e spektatorëve dhe 100,000 euro gjobë.

10357111_292276577637290_8234366862622258504_n
Ekipi ynë në Beograd

Pas vendimit të CAS renditemi në vendin e dytë me 10 pikë. Tashmë skeda e 14 tetorit 2014 është kështu:

Beograd, SRB 14 Tetor 2014 Eliminatoret e Kampionatit Europian ‘16

SERBIA – SHQIPERIA 0-3 (ndërprerë në ’41, 0-0)

Etrit Berisha, Mërgim Mavraj, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Lorik Cana, Ermir Lenjani, Andi Lila, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Burim Kukeli, Bekim Bala. Tr: Giovanni De Biasi.

Renditja pas vendimit

1.Portugali      5  4  0  1  +3   12 Pikë

 2.Shqipëri       4  3  1  0  +5   10

 3.Danimarkë   5  3  1  1  +4   10

 4.Armeni         5  0  1  4  -2     1 

 5.Serbi            5  0  1  4  -8    -2 

Vendimi zyrtar në anglisht gjendet këtu: http://www.tas-cas.org/en/general-information/news-detail/article/football-the-cas-rejects-the-appeal-filed-by-the-serbian-fa-upholds-in-part-the-appeal-filed-by-the-albanian-fa-the-match-serbia-albania-is-deemed-to-have-been-forfeited-by-serbia-0-3.html

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.