Media Maqedonase: Kemi ekip sulmues. Fitorja e Shqipërise ndaj nesh ishte e pamerituar

0
SHPËRNDAJE

“E mundëm Izraelin, tani është radha e Shqipërisë”. Ky është titulli i një artikulli të potalit maqedonas, Radar.mk.

“Më në fund Maqedonia po luan mirë dhe ka vazhdimësi, dhe po fiton. Ne bemë dy fitore në transfertë në këtë cikël kualifikuesesh, thyem traditën e keqe të humbjeve me Izraelin. Pandev tregoi edhe një herë tjetër se është ai lideri ynë. Ne kemi të ardhme në futboll”, shkruan portali maqedonas.

“Të fitojmë ndaj Shqipërisë në Shtrumica është një realitet. Maqedonia luan një futboll sulmues, të admirueshëm për ta parë, me shumë vrapime dhe dyluftime, me një ndarje të qartë të detyrave, stabël dhe me rritëm , të cilat sigurisht japin shpresa për një fitore ndaj Shqipërisë, e cila në mënyrë të pamerituar nga mori tri pikë në ndeshjen e parë. Tani ne dëshirojmë të hakmerremi”, – vazhdon Radar.mk.

Stadiumi në Shtrumica të martën në orën 20:45 duhet të jetë vendi ku duhet të vijnë tifozët e vërtetë të futbollit, duhet të jetë një festë për futbollin maqedonas, ta mbështesi atë, dhe të fitojmë”, përfundoni artikulli i portalit të njohur maqedonas, i shoqëruar edhe me foton e festimit në dhomën e zhveshjes pas fitores ndaj Izraelit në “Sammy Ofer” në Haifa ditën e shtunë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.