Mediat britanike ironi për Skënderbeun: A kanë harta në Shqipëri?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Lajm i bujshëm nga Anglia, teksa portali “joe.co.uk” ka ironizuar Skënderbeun pas incidentit me vizat.“Një skuadër shqiptare mund të humbë raundin e dytë të kualifikuesve të Champions League për arsyen më çuditshme të mundshme”. Me këtë titull mediat britanike tallen me shqiptarët e Skënderbeut që ngatërruan ambasadën ku duhet të kërkonin viza për në Irlandën e Veriut duke e ngatërruar me Irlandën.“Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu rrezikuan të humbnin ndeshjen e dytë në Champion League pasi kërkuan viza për në vendin e gabuar. Pas fitores 4-1 në shtëpi kundër ekipit të Belfastit, Crusaders, zyrtarët e klubit aplikuan për viza për në Republikën e Irlandës pavarësisht se Belfast është pjesë e UK” – citon një prej shkrimeve të gazetave britanike ndërsa nuk mungon edhe ironia me shqiptarët.

“Shikoni, ne e kuptojmë që historia anglo-irlandeze është e komplikuar dhe konfuze, por sigurisht që në Shqipëri kanë harta. Fatmirësisht, gabimi u zbulua nga dikush gjatë rrugës dhe marrëveshja u bë që lojtarët e Skënderbeut të marrin vizat në Paris për të kapur ndeshjen në orarin e duhur” shkruhet më tej. /Albeu.com/

BURIMI

http://sport.albeu.com/foto-lajm/mediat-britanike-ironi-per-gafen-e-skenderbeut-a-kane-harta-ne-shqipe/206865/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.